Deputeti i VV’së e pranon: Propozimi për seancë një herë në javë ishte gabim

 

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj ka thënë se propozimi që të thirret seanca konstituive një herë në javë ka qenë gabim.

Një propozim të tillë e ka dhënë kryesuesi i seancës, Avni Dehari në seancën e 17 majit. Ai këtë e ka arsyetuar mbi deklaratat e përfaqësuesve të partive opozitare se seancat çdo 48-orë nuk po japin rezultat.

Por, Rexhaj ka thënë se për të ishte gabim pasi siç ka thënë ai, deputetët obligohen që edhe gjatë festave të mbajnë seancë nëse kërkohet.

Ndoshta ka qenë gabim, për mua po. E pash që edhe në kohë të festave ne duhet të mblidhemi që ta kryjmë një detyrë që nga kanë obliguar qytetarët e Kosovës”, ka thënë Rexhaj në Teve1.

Ky propozim ishte kundërshtuar nga partitë opozitare duke thënë se është shkelje e rregullores së Kuvendit.

Propozimi i Deharit ishte mbështetur nga LVV.

Rexhaj tutje ka thënë se partitë opozitare do duhej të vepronin në aspektin institucional dhe ta votojnë kandidaten e tyre.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…