Çitaku godet: Demokracia s’nukon për tekat e Kurtit e ambiciet e Haxhiut!

 

 

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku ka folur pas dështimit të seancës së 19-të për konsituimin e Kuvendit.

Çitaku ka thënë se nuk mund të suspendojnë demokracinë për shkak të tekeve të Kurtit dhe ambicieve të Haxhiut.

“Fatkeqësisht nuk kemi asgjë të re për të thënë. I bëjmë thirrje deputetit Kurtit që të reflektojë të zhbllokojë situatën në mënyrë që institucionet e Kosovës të konsituohen më shpejt. Si PDK kemi qenë të përgjegjshëm dhe do të tentojmë të bëjmë cdo gjë për të dalë nga kjo situatë.

Ne nuk mund të suspendojmë demokracinë për shkak të tekeve të Kurtit dhe ambicieve të Haxhiut”, ka deklaruar Çitaku. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…