by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Komuna e Çairit, dikur quhej Mafia Urbane e Izetit, ndërsa tani e quajnë Princesha e Ndërtimeve të Paligjshme. Visari ka bërë një evoluim me kohën, por jo edhe për nga rreptësia, thjesht për nga emri. Ky rrjet i fshehtë pushteti, korrupsioni dhe ndikimi, ka formësuar komunën e Çаirit, duke vepruar në hijet e burokracisë dhe biznesit. Taktikat e saj varrojnë nga manipulimi i tregut të pasurive të paluajtshme deri te monopolet e ndërtimit, duke siguruar që pasuria dhe kontrolli të mbeten në duart e disa individëve, ndërsa banorët e rëndomtë të përballen me represionin, rritjen e kostove, zhvendosjen, vështirësinë e lëvizjeve dhe degradimin e standardit jetësor.
Arkitektët e heshtur të pushtetit, të cilët kanë përfituar majshëm nga kjo Mafi Urbane, nëpërmjet korrupsionit urban i cili ka lulëzuar në forma të ndryshme këto 22 vitet e fundit në këtë komunë, me grupe të fuqishme inxhinieron lagje të tëra për të shërbyer interesat e tyre, në vend të mirës së përbashkët. Qoftë përmes skemave të grabitjes së tokës nga individë me të ardhura të dyshimta, apo zyrtarëve të korruptuar të komunës që shesin pronat publike për 1 euro metër katrorin, apo skemave më të ndërlikuara perfide, banesat vazhdojnë të ndërtohen pa asnjë kriter paraprak, gjë që dëshmon se i vetmi vizion dhe motiv për ta lejuar këtë, është pasurimi individual i këtij grupi mafioz.
Se Mafia Urbane vazhdon të evoluojë me të madhe në komunën e Çairit, sidomos pas ardhjes së VLEN-it në pushtet, flasin veprimet e tilla që detyruan sot Kryetaren e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska personalisht të vizitojë një objekt të tillë i cili është në ndërtim e sipër.
Asnjë leje për ndërtim, asnjë masë sigurie për punëtorët, makineri e paregjistruar dhe mbi të gjitha ndërtimi bëhet mbi një tokë të uzurpuar, në fillim të hyrjes së urës mbikalese që çon në Bit Pazar. Prania e gazetarëve në këtë inspektim konstatoi mungesën e forcave policore, të cilët edhe pse janë ftuar dikush i ka ndaluar të dalin në teren. Stacioni policor i Bit Pazarit ndodhet 100 metra larg nga kjo ndërtesë e paligjshme. Gazetarët poashtu kishin informuar edhe Ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovskin që të tregojë se kush i ndalon policët të dalin e të kontrollojnë këto veprimtari të kundërligjshme. Madje kishte edhe komente se me lejimin e këtij objekti dikush ka inkasuar ndonjë milion më shumë.
Për hir të vërtetës, pas asaj banese janë ndërtuar edhe disa të tjera, ku për ironi një ndërtesë 8 katëshe, akoma në ndërtim e sipër, i është ngjitur një shtëpie përdhese një katëshe, duke ia bllokuar edhe Diellin edhe hënën, edhe ajrin edhe frymën. Banorët të frikësuar për sigurinë e tyre, shpesh herë nuk lajmërojnë këto veprime, duke ditur se edhe po të lajmërojnë, askush nuk do të ndërmarri asnjë masë, e në të kundërt siguria e tyre dhe pronës së tyre do të jetë cak i “muskujve” të këtyre mafiozëve. Jo pak makina të qytetarëve janë djegur në të kaluarën e afërt në komunën e Çairit.
Ndërsa disa luftojnë për të rikthyer hapësirat urbane për qytetarët, fuqia e këtyre rrjeteve korruptive e bën rezistencën të vështirë. Aktivistët, gazetarët investigativë dhe informatorët shpesh përballen me beteja ligjore, ngacmime ose “aksidente” misterioze. Megjithatë, çdo skandal i zbuluar, çdo rast i hetuar, e dëmton më tej perandorinë e tyre.
Mafia Urbane në Çair, Shkup, operon brenda një sistemi të gjerë korrupsioni dhe kriminaliteti në mbështetje të politikës lokale dhe qendrore, andaj jo më kot quhet BASTION i VLEN-it.
Analizë ekskluzive për Kosova Free Voice Agency- KFVA, nën autorësinë e ekspertit të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, I. Boletini
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri