Arrestohet një person në veri, konfiskohen jelekë antiplumb, municion dhe drogë

 

 

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut derisa janë konfiskuar municion dhe drogë, shkruan Gazeta dhe Agjenccia KFVA.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, derisa tha se i arrestuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë: 


Njësia e DHTN-s Mitrovice Veri në asistim edhe te Regjionit Mitrovica e Veriut, pas informatave të marra nga tereni për posedim të narkotikeve, rreth orës 11:00 kanë kontrolluar banesën e të dyshuarit M. J. i lindur me 2001, ku dhe kanë konfiskuar jelekë antiplumb, municion dhe drogë. Ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

Gjatë kontrollit ne banesë janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë si vijon: Dy copë jelek taktik antiplumb, Një gas mask, 14 Karikator te Ak/47, 256 Fishek te Ak/47, 24 Fishek 7.62 mm dhe Substance e dyshuar narkotike me pesh rreth 1 gram.

I dyshuari është dërguar ne Stacionin Policor Mitrovice Veri, për procedura te mëtejme.

Ne lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i P.TH Mitrovice i cili udhëzon qe rasti te iniciohet dhe i dyshuari dërgohet ne ndalim për 48 orë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…