by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ambasadori i Francës Olivier Guerot, ka kërkuar që në Kosovë sa më shpejt të krijohet qeveria e re, e cila sipas tij do t`i jepte llogari për punën e saj Kuvendit të Kosovës.
Për më tepër deklaroi se nuk është punë e tij se kush do të jetë në krye të institucioneve të vendit, por tha se e ka të rëndësishme të sigurohet të ketë nga Kosova partner për punët e përbashkëta diplomatike mes dy vendeve.
Guerot tha se në takimin e 12 majit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti përveç situatës aktuale politike kanë folur edhe për aplikacionin për Këshillin e Evropës, asociacionin e dialogun.
“[Në takim me kryeministrin Kurti] kemi diskutuar edhe për aplikacionin e Kosovës për Këshillin e Evropës, çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe më gjerësisht për çështjen e dialogut, përsëri edhe këtu na nevojitet një qeveri e përgjegjshme para kuvendit. Na duhen partnerët, ne jemi partner të Kosovës, na duhet dikush për të biseduar me ta”, tha Guerot.
Sipas tij, sa i përket mbështetjes së dialogut është thënë qartë edhe nga presidentit Emmanuel Macron në Tiranë, se duhet që të ecet përpara. Kjo sipas Guerot dëshmon mbështetjen e Evropës dhe pritjet për progres nga dialogu.
“Nuk e di nëse keni dëgjuar mesazhet e presidentit Emmanuel Macron në Tiranë, ishte tejet i qartë dhe konstruktiv me drejtim pozitiv në atë që kishte thënë lidhur me dialogun. Ai ka thënë ejani të riangazhohemi në dialog duam të lëvizin përpara Kosova e Serbia. Pra nuk bëhet fjalë për rënie të mbështetjes nga vendi jonë, nga Evropa sepse jemi në të njëjtën linjë të gjithë për të parë progres”, tha ai në Rubikon.
“Por na duhet qeveri përgjegjëse para kuvendit dhe nga pikëvështrimi im, nuk do të them natyrisht çfarë qeverise e kush do të duhet të ishte kryetar i kuvendit, kjo nuk është puna ime. Punë e imja është që të sigurohem ta kemi një partner për vendin tim, ta kemi një partner në punët tona të përbashkëta diplomatike”, tha Guerot./KFVA/
Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar. Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-53 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk e sheh fort për ngut hyrjen e Kosovës në agjendën e Këshillit të Evropës, duke u arsyetuar se “viti është i gjatë”, shkruan KFVA. Kur u pyet pse Kosova nuk u bë pjesë e agjendës në muajin maj, Gërvalla indirekt ia la fajin
U kthye në vëmendje “rastin e 16-vjeçares” nga Drenasi. Kjo, pasi që pjesë e hetimeve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës ishte edhe anëtari më i ri i partisë “Guxo”. Gazmend Halilaj, nga Gjykata Themelore e Prishtinës, u dënua me dy vite burgim për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim seksual duke përdorur pozitën, autoritetin
Administrata Trump ua ka ndaluar të drejtën Harvardit për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke përshkallëzuar një përplasje me universitetin më të vjetër të Amerikës. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem shkroi në X se administrata kishte revokuar “çertifikimin e Programit të Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit” të Harvardit si rezultat i dështimit të