Albulena në garë me rekord Guinness – 19 herë kandidate, 0 herë e votuar!

 

 

Ka dështuar për të 19-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Seanca konstituive u ndërpre pas thirrjes që kryesuesi i kësaj seance, Avni Dehari, bëri për partitë: PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK për të propozuar nga një anëtar për Komisionin për votimin e fshehtë.

Këto parti sërish nuk dhanë propozimet e tyre, kurse më pas u vazhdua me hedhjen në votim të krijimit të komisionit pa propozimet e këtyre katër subjekteve parlamentare. Por, propozimi i Deharit për formimin e komisionit për votimin e fshehtë nuk mori vota të mjaftueshme.

Që nga 15 prilli Kuvendi është mbledhur çdo dy ditë. Seanca ka ngelur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit e më pas nënkryetarëve, për t’u konsideruar si i konstituuar./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…