19 dështimet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Rohde: Është rekord i keq botëror

 

 

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorh Rohde ka folur për dështimin për të 19-tën herë që të zgjidhet kryetari i Kuvendit.

Ai në Klan Kosova tha se ky është një rekord i keq botëror.

“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit në një vend demokratik është shumë e rëndësishme. Tash është raundi i  19 dhe është goxha e trisht sepse njerëzit janë bërë apatik tani sepse thonë ne e kemi bërë punën tonë më 9 shkurt, kurse politikanët nuk e kryejnë punën e vetë. Kjo nuk është e mirë as për vendin as për reputacionin e Kosovës jashtë vendit sepse më duket mua që është rekord i keq botëror që për 19 raunde të mos zgjidhet kryetari. “, tha Rohde.

Edhe këtë të mërkurë, për të 19-tën herë radhazi, ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe zgjedhja e Albulena Haxhiut në postin e kryetares së Kuvendit.

Që nga 15 prilli Kuvendi është mbledhur çdo dy ditë. Seanca ka ngelur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit e më pas nënkryetarëve, për t’u konsideruar si i konstituuar.

Teksa Lëvizja Vetëvendosje po provon që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, opozitarët po refuzojnë ta votojnë ndryshimin e metodës së votimit.

Në herët paraprake, propozimi i Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryetare.

  • Shkrime të ngjashme

    Ministria del me njoftim për shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë, i paralajmëron për rregullat dhe pasojat nëse s’i respektojnë

    Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë më një njoftim lidhur me shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për të Huajt. MPB  ua ka kujtuar se me rastin e hyrjes në Kosovë, të…

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…