Rrugët ia prenë jetën – sot prehet 27-vjeçarja nga Kuzmini!

 

 

Gazeta dhe Agjencia e Lajmeve KFVA ka raportuar se një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku si pasojë e një vetaksidenti humbën jetën dy persona, përfshirë një të mitur.

Familjarët e të ndjerës, Heroina Haliti Aliu, kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerës do të bëhet këtë të martë të 20 majit, në ora 19:00.

“Të nderuar familjarë, miq dhe dashamirë, Ju njoftojmë se varrimi i të dashurës sonë Heroina Haliti Aliu do të bëhet sot, më 20 maj 2025, në fshatin Likoc të Skenderajt, në varrezat e reja, me fillim nga ora 19:00”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…