QIKA reagon pas anëtarësimit të Halilajt në Guxo: Ai u dënua me burg për keqpërdorim seksual të së miturës

 

 

Organizata QIKA ka reaguar pas anëtarësimit të Gazmend Halilajt në partinë Guxo.

Nga kjo organizatë kanë shprehur shqetësimin në lidhje me anëtarësimin e tij, si i akuzuar për keqpërdorim seksual të një vajze të mitur në Drenas.

Madje, aty theksohet se ai është amnistuar me një fjalor glorifikues, piedestalizues dhe idealizues, përcjell KFVA.

“Kujtojmë se, sipas raportimeve mediatike, Gazmend Halilaj ishte dënuar në shkallë të parë me 2 vite burg për keqpërdorim seksual të një të miture, vendim që u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit dhe më pas u dënua sërish me 4 vite burgim.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet qartazi: “Ekzistojnë prova si ‘screenshot-e’ dhe incizime audio të cilat vërtetojnë dyshimet se Halilaj e ka keqpërdorur detyrën e tij dhe ka shfrytëzuar viktimën.” Më tej thuhet: “I pandehuri Gazmend Halilaj, duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i ka keqpërdorur dhe tejkaluar kompetencat e tij në atë mënyrë që, duke përfituar nga ai rast, është afruar aq shumë me të dëmtuarën, sa që më pas ka filluar ta keqpërdorë seksualisht dhe ta manipulojë, duke e shtyrë që ajo t’i denoncojë persona të tjerë për keqpërdorimet seksuale që ia kishin bërë”, thuhet tutje.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…