Prindon Sadriu shkruan për dhjetëra kërcënime ndaj Presidentes dhe familjes: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundmi është kërcënuar me jetë.

Në adresën elektronike të presidencës ka shkuar një mesazh përmes të cilit një person e kërcënon me vrasje të parën e shtetit.

E-maili është dërguar më 15 maj, ditën kur Osmani nisi konsultimet me liderët e partive në kërkim të një zgjidhje për dalje nga ngërçi i krijuar.

Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu ka  shkruar për dhjetëra kërcënime ndaj Presidentes dhe familjes. Ai ka thënë se ka pasur  dhjetëra kërcënime të përsëritura dhe të drejtpërdrejta me jetë ndaj Presidentes së Republikës dhe anëtarëve të familjes së saj.

Ai thotë se kërcënimet nuk janë të rastësishme dhe të izoluara, por të vazhdueshme, të qarta dhe specifike – të bëra nga profile anonime, por edhe nga individë publikë me emër e mbiemër. “Jo një. Jo dy. Dhjetëra”, shkruan ai, duke përmendur fraza alarmuese si: “Duhet eliminuar”, “Ka ardhur koha për fundin e saj” dhe “Një plumb e zgjidh”.

“Kur këto përsëriten, nuk janë më thjesht fjalë. Janë sistem. Janë strategji. Dhe mbi të gjitha: janë pasojë direkte e mosveprimit. Sepse askush nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë. Asnjë veprim. Asnjë përgjegjësi. Dhe kur institucionet përkatëse heshtin, dhuna natyrshëm që flet. Kur institucionet përgjegjëse nuk mbrojnë, kërcënuesit ndihen të sigurt”, ka shkruar Sadriu.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e tij të plotë:

Dhjetëra kërcënime publike me jetë ndaj Presidentes së dhe familjes së saj.
Jo një. Jo dy. Dhjetëra.
Të përsëritura, të drejtpërdrejta, të qarta. Specifike.

Nga profile me emra e mbiemra, anonime, por edhe nga zëra të njohur, me emër e mbiemër.
Në rrjete sociale. Në komente. Në studio televizive.
– “Duhet eliminuar.”
– “Ka ardhur koha për fundin e saj.”
🎯 “Një plumb e zgjidh.”
Këto nuk janë fjalë të rastësishme.
Janë nxitje të hapura për dhunë.
Janë thirrje që shënjestrojnë jo vetëm një individ, por vetë institucionin e Presidentes.
Dhe përveç kërcënimeve?
Shpifje të panumërta.
Të fabrikuara me qëllim të qartë:
🟥 Për të njollosur personalitetin.
🟥 Për të legjitimuar urrejtjen.
Por mbi të gjitha,
🟥 Për të krijuar klimën ku dhuna perceptohet si “e merituar”.

Kur këto përsëriten, nuk janë më thjesht fjalë.
Janë sistem. Janë strategji.

Dhe mbi të gjitha: janë pasojë direkte e mosveprimit.
Sepse askush nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë. Asnjë veprim. Asnjë përgjegjësi.

Dhe kur institucionet përkatëse heshtin, dhuna natyrshëm që flet.
Kur institucionet përgjegjëse nuk mbrojnë, kërcënuesit ndihen të sigurt.

Sot është Presidentja.
Nesër dikush tjetër?
Rreziku është i qartë.
Heshtja është bashkëfajësi.
Koha për veprim ka kaluar qëmoti.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…