by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në çdo skenë politike, lindin figura që nuk bazojnë platformën e tyre në ide konkrete, por në opozicion të drejtpërdrejtë ndaj forcës së madhe politike në pushtet apo opozitë. Kjo quhet strategjia e anti-identitetit, ku një politikan nuk ndërton një vizion, por një qëndrim konstant kundër një partie ose lideri të caktuar.
E tillë duket strategjia e mbijetesës së Aben Fetait në skenën politikë në Maqedoni. Ai këtë e bëri të qartë në debatin që pati në TV21 duke e vërtetuar edhe një herë se thelbi i ekzistencës së tij në politikë është duke bërë kritikun e BDI-së, pa ofruar ndonjë alternativë konkrete për elektoratin shqiptar.
Politikanët që themelojnë retorikën e tyre mbi kundërshtimin, shpesh përdorin emocione për të siguruar mbështetje. Ata mobilizojnë pakënaqësinë e qytetarëve, duke e shndërruar atë në kauzë politike, por shpesh dështojnë të japin një zgjidhje të qartë për sfidat reale.
Fetai e ndërtoi identitetin e tij mbi opozicionin e një force të madhe, por nuk arriti asnjëherë që të krijojnë një bazë të qëndrueshme mbështetësish afatgjatë. Elektorati nuk mund ti besojë pafundësisht një politikani që përveç kritikës dhe retorikës së kundërshtimit, nuk ofron asnjë alternativë tjetër, sepse fokusi i tij është vetëm te fushata kundër BDI-së dhe ai tanimë ka mbetur i varur në mënyrë patologjike nga rritja e asaj force dhe nuk mund të krijojë një identitet të pavarur.
BDI, me gjithë kritikat që ka marrë gjatë viteve, ka arritur të ruajë një strukturë politike të qëndrueshme dhe një bazë të besueshme mbështetësish. Shumë më tepër nga ajo që VLEN arriti në ditët më të mira. Kjo tregon se elektorati nuk ndëshkon një parti vetëm sepse kundërshtarët e saj flasin shumë, por nëse ajo dështon të përmbushë pritshmëritë.
Për dallim, VLEN ka dështuar në përmbushjen e gjitha premtimeve, ka dështuar të formulojnë një program të qartë politik për shqiptarët, e përveç se kanë pozicionuar familjarët e tyre në vende me paga të majme, liderët e VLEN, kanë lënë anash gjithë aktivistët që tani ndodhen në pozita akoma më të palakmueshme sesa më herët.
Pra, dështimi në ofrimin e politikave zhvillimore, qeverisëse dhe përfaqësuese nuk mund të ndërtojë besimin e elektoratit për qeverisje. Për ironi, edhe pas një viti në pushtet, Fetai ka vetëm kritika shterpe të cilat kundërshtojnë narativën se politika është një garë për besim, vizion dhe aftësi qeverisëse, jo vetëm një fushatë e përhershme kundërshtimi. Ai duhet ta dijë se elektorati kërkon rezultate konkrete, a koha për kritika moti ka mbaruar, sepse votuesi nuk e blen më retorikën boshe të tij. Ndërsa tradhtia e tij ndaj parimeve partiake të ASH, vetëm për ta ruajtur kolltukun ministror, flet qartë për identitetin i tij.
Analizë ekskluzive për Kosova Free Voice Agency- KFVA, nën autorësinë e ekspertit të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, I. Boletini
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri