Natë zie në Fushë Kosovë: Dy gra humbin jetën në vetaksidentin fatal

 

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku si pasojë e një vetaksidenti humbën jetën dy persona, përfshirë një të mitur.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se mbrëmë pas orës 22:00, është raportuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse dy personave që gjendeshin në të.

Të ndjerat janë identifikuar si: H.H.A., 27-vjeçare, e cila drejtonte automjetin dhe A.V., 17-vjeçare, pasagjere, e mitur

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetimore, për të bërë ekzaminimin e plotë të vendit të aksidentit.

Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.

Rasti është iniciuar si “Aksident trafiku me fatalitet” dhe hetimet janë në zhvillim.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…