Kurti: Limaj kërkoi kryeparlamentarin, s’mund t’i dëmtoj raportet me Listën Guxo dhe Alternativën

 

 

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se ka zhvilluar takim me kryetarin e NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj për të arritur marrëveshje për qeverisje, raporton KFVA.

Kurti gjatë intervistës në transmetuesin publik u shpreh se Limaj i kishte kërkuar pozitën e kryeparlamentarit, por që sipas Kurtit, kjo nuk mund të arrihet për të mos dëmtuar marrëdhëniet me Lista Guxo dhe Alternativën.

”Kam pasur takime me Fatmir Limaj. Takimit kanë kaluar në një atmosferë ku është rritur besimi, mirëbesimi, vullneti për të bashkëpunuar por nuk ka pasur marrëveshje thjeshtë për shkak të një insistimi për një lloj parakushti për bashkëpunim në të ardhmen me pozitën e kryeparlamentarit.Tash unë jam në koalicion me Guxo dhe Alternativa, tash një partie me ja jap kryeparlamentarin kur e kam koalicionin me një parti e cila është dyfishi për nga numri i deputetëve, kjo e dëmton paripariueshëm arkitekturën e marrëveshjes paraprake që e ka VV me këto dy parti. Të ketë nënkryetarin është e kuptueshme, por ta ketë kryeparlamentarin nuk është e kuptueshme.

Nuk është e shëndetshme për konstituimin e Kuvendit që kur ke 3 deptutet të kesh kryetarin e Kuvendit, sepse Kushtetuta e thotë se i takon subjektit më të madh. u shpreh Kurti.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…