Kurti e pranon që s’i ka votat, thotë se i ktheu sytë kah Osmani: Presidentja tha që duhet ta gjeni vet zgjidhjen

 

 

 

Kurti gjatë intervistës për transmetuesin publik u shpreh se i gjendur në ngërc politik, ka kërkuar mbështetje nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.KFVA

Kreu i VV-së, arsyetoi kandidimin e Haxhiut për kryetare të Kuvendit me votat e marra në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke thënë se është gruaja më e votuar nga të gjitha partitë.

”Albulena Haxhiu është deputetja femër më e votuar . Dhe me mbi 125 mijë vota është propozimi i duhur. 57 deputet ishin për Albulena Haxhiun, në mesin e tyre nuk janë vetëm të VV-së, Listës Guxo dhe Alternatives por ishin edhe 9-ntë deputet të pakicave. Duke e parë që nuk i kemi 61 vota, provuam që zgjidhjen të na jap presidentja, ajo tha që duhet ta gjeni vet zgjidhjen. Kaluam nga votim I hapur në atë të fshehtë ku 10-herë është refuzuar komisioni për votim të fshehtë…ajo cfarë po ndodh është e paprecedentë sepse po pamundësohet kuorumi. Nuk është emri i Albulena Haxhiut por tash kemi kundërshtimin për votimin e fshehtë. Në këtë situatë provova të mblidhesha me kryetarin e LDK-së, dhe PDK-së sepse edhe ata I kanë nënkryetarët në Kuvend.

Takimi trilateral përfundoi me bilateral. Nga LDK më thanë që nuk është vendi e koha për marrëveshje por duhet marrëveshje politike, andaj i ofrova koalicion që u refuzua mjaftë ashpër. Nëse opozita janë të sigurt që Albuelna nuk kalon, atëherë le ta provojmë me votë të fshehtë”, u shpreh Kurti.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…