Heshtja e përjetshme e një të riu — Tragjedia godet maturantin 19-vjeçar në Strumicë!

 

 

Trupi i pajetë i një të riu 19-vjeçar, i identifikuar si M.A., është gjetur rreth orës 12:00 në hyrje të Strumicës, në vendin e njohur si “Kriva Reka”, pas depove të drurit të Ndërmarrjes Pyjore “Bellasica”, në Maqedoni të Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar  Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në Strumicë dhe Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Strumicë.

Viktima ishte maturant në një nga shkollat e mesme të këtij qyteti.

Sipas prokurores Violeta Milçovska, deri më tani në trupin e të ndjerit nuk janë vërejtur shenja dhune. Trupi është dërguar për autopsi dhe analizat  pritet të ndihmojnë në sqarimin e shkaqeve të vdekjes.

Nga SPB Strumicë kanë bërë të ditur se një mjek ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa inspektimi është kryer nga një prokuror publik dhe një ekip hetimor i policisë.

Deri tani nuk janë dhënë detaje shtesë se si i ndjeri përfundoi në atë lokacion apo rrethana të tjera që mund të kenë ndikuar në vdekjen e tij./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…