Kosovë Lajme

Foshnja në deponi: Dëshmia tronditëse e dëshmitarit – Qeni mbante qesen me jetë në gojë

 

 

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në Matiqan të Prishtinës, ku një foshnjë pa shenja jete është gjetur në një deponi mbeturinash, e futur brenda një qeseje plastike, raportoi Gazeta KFVA.

Njëri nga dëshmitarët që e ka gjetur foshnjën ka rrëfyer sot për Klan Kosova momentin e tmerrshëm kur e gjetën trupin e pajetë.

“Me shokun tem jam kanë dhe ai e ka parë qenin me një qese në gojë. Unë isha në oborr të tij dhe ka vrapuar, më ka thënë ‘leji ata hekra se po më duket një fëmijë i vdekur’. Jam shkuar dhe e kam parë,  këmbët i kishin dalë jashtë qeses, dhe e pashë që fëmija ishte i vdekur”, tregoi dëshmitari.