Foshnja e pajetë mes mbeturinave – dyshohet se trupi u bart nga kamioni që pastroi dy lagje të Prishtinës!

 

 

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga një qytetar ditën e djeshme. Në lagjen Matiqan të Prishtinës, një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur në rrethana çnjerëzore, transmeton KFVA.

Sipas burimeve, foshnja dyshohet se ishte bartur me një kamion mbeturinash.

KFVA tutje mëson se shoferi i kamionit të mbeturinave pa dijeni për ngjarjen, kishte mbledhur mbeturinat fillimisht në zonën mes lagjes Kolovicë dhe Taslixhe, për të përfunduar më pas në deponinë e Matiqanit, ku edhe është gjetur foshnja pa shenja jete.

Detaje për Insajderin dje ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci i cili konfirmoi se mjekët kanë konstatuar vdekjen e foshnjës.

Lidhur me rastin për Insajderin janë deklaruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilët kanë konfirmuar se kanë nisur hetimet.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokrurori kujdestar është njoftuar lidhur me rastin aktual, është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore për çështjen në fjalë”, kanë deklaruar nga prokuroria teksa kanë shtuar se për më shumë informacione do të njoftohemi në vazhdimësi.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…