E çuditshme: Në Shqipëri 49 kandidatë për deputetë nuk morën asnjë votë, nuk e votuan as veten

 

 

Një fenomen i çuditshme ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Në zgjedhjet e 11 mijë dhjetëra kandidatë për deputetë nuk kanë marrë asnjë votë nga shqiptarët.

Madje, sipas KQZ-së 49 kandidatë për deputetë nuk kanë votuar as veten e tyre.

Duket se ata me vetëdije e nuk e kanë votuar veten e tyre, meqenëse asnjeri prej tyre nuk është ankuar.

Mediat shqiptare kanë shkruar se ky fenomen përsëritet në të 12 qarqet e Shqipërisë.

Një gjë të tillë e kanë bërë kandidatët e partive të vogla.

Me një fenomen të tillë është çuditur edhe njohësi i çështjeve politike Adri Nurellari.

Postimi i plotë i Nurellarit: 

49 Kandidatë pa asnjë votë, as të veten!
Ja ta zëmë se bashkëshortja e tradhton; prindërit ndoshta në pleqëri e nuk dinë ta mbushin fletën dhe ajo iu del e pavlefshme; fëmijët nuk e kanë mbushur ende moshën e votimit ose nuk kanë dalë fare për të votuar se kanë qenë tepër të zënë duke lozur me playstation, vëllai ku i dihet nuk ta harron një konflikt prone që nga 1994-ta; shoqëria ta ka me të futur prej kohësh; komshia bën vaki e s’të fal që dëgjon Sinan Hoxhën me volumin në maksimum pas mesnate — po votën personale, ku e kanë këta të shkretët?

Mbase thjesht vota ka qenë aq e vetmuar, sa është shpallur e pavlefshme për mungesë dëshmitarësh! Apo e ka marrë edhe atë ndonjë numërues me vete për t’ia dhënë partisë mëmë, si shenjë mirënjohjeje për sanduiçin e drekës? Bën vaki edhe ta ketë marrë era nga tavolina e numëruesve, (bashkë me ndonjë listë pagese) dhe i është ngjitur grumbullit të gabuar, ashtu si shpresa e kandidatëve për një të ardhme ndryshe dhe proces të ndershëm zgjedhor.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…