• Fri. Nov 21st, 2025

BE jep 100 milionë euro për Radio Evropa e Lirë/ ‘Do të mbrojmë gazetarinë e pavarur’

May 20, 2025

 

 

BE ka vendosur që të japë 100 milionë euro për të ndihmuar Radio Evropa e Lirë që të qëndrojë nën transmetim pasi SHBA-ja ka ngrirë financimin për atë.

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaia Kalas, tha se ky është një financim afatshkurtër për këtë televizion.

Sipas Kalas, BE do të mbrojë gazetarinë e pavarur.

Kjo shumë do të na lejojë të mbështesim punën kritike të Radios Evropa e Lirë. Ky është një financim afatshkurtër, emergjent, që shihet si një mbrojtje për gazetarinë e pavarur”, tha Kalas.

Radio Evropa e Lirë punëson mbi 1700 punëtorë. Administrata e Trump vendosi që të pezullojë financimin për disa televizione si pjesë e programit të fushatës për të ulur shpenzimet qeveritare.