by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një rast ‘atipik’ i encefalopatisë sfungjerore të gjedhit (BSE), e njohur gjerësisht si sëmundja e lopës së çmendur, është zbuluar në një fermë në qarkun e Essex-it në Anglinë lindore, njoftoi të martën Departamenti Britanik i Mjedisit, Ushqimit dhe Çështjeve Rurale (DEFRA).
Sipas njoftimit zyrtar, kafsha e prekur është eutanizuar menjëherë, ndërsa qeveria theksoi se ‘rasti nuk përbën rrezik për shëndetin publik apo sigurinë ushqimore’, duke sqaruar se kafsha nuk ishte pjesë e zinxhirit ushqimor, transmeton Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA.
Forma atipike e sëmundjes është e ndryshme nga ajo klasike që u përhap gjerësisht në vitet ’80 dhe ’90, duke shkaktuar krizë të thellë në industrinë e mishit të viçit në Britani dhe më gjerë. Sipas kryeveterinares britanike Christine Middlemiss, kjo formë është jo-ngjitëse, ndodh natyrshëm dhe shumë rrallë, dhe besohet se është e pranishme në një nivel shumë të ulët në të gjitha popullatat e gjedhit.
Sëmundja e lopës së çmendur lidhet me një çrregullim neurodegjenerativ fatal te njerëzit, të njohur si sëmundja Creutzfeldt-Jakob, e cila mund të transmetohet përmes konsumit të mishit të kontaminuar. Megjithatë, në rastin aktual nuk ka asnjë rrezik të tillë, theksuan autoritetet.
DEFRA konfirmoi se Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe partnerët tregtarë ndërkombëtarë janë informuar në kohë reale, duke siguruar se ky rast nuk ndikon në statusin tregtar të Britanisë për eksportin e mishit të viçit.
Ky është rasti i katërt atipik i zbuluar në Britani që nga viti 2015. Rasti i mëparshëm ishte në dhjetor 2024 në Skoci.
Ekspertët e shëndetit të kafshëve dhe autoritetet britanike vazhdojnë monitorimin dhe kontrollin e situatës, ndërkohë që siguria ushqimore mbetet një prioritet i padiskutueshëm për qeverinë britanike. Syri.net-Protothema./KFVA/
Lladrovci reagon pasi u certifikua nga KQZ: I lumtur që mund ta kërkojmë besimin edhe për një mandat
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme ka certifikuar nëntë subjekte të reja politike për zgjedhjet lokale të 12 nëntorit. Mes subjekteve të certifikuara është edhe ajo e kryetarit të Drenasit, i cili synon edhe një mandat tjetër, Ramiz Laldrovci, raporton KFVA. Lladrvoci përmes një postimi në Facebook ka thënë se është
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka publikuar listën e kandidatëve të kësaj partie për asamblenë komunale të kryeqytetit. Ai ka thënë se kjo listë përbehet nga njerëz që e duan Prishtinën me zëmër dhe shpirt. “Prishtina jonë, ekipi ynë! Kjo është lista jonë e kandidatëve për Asamblenë komunale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme ka certifikuar nëntë subjekte të reja politike për zgjedhjet lokale të 12 nëntorit. Mes subjekteve të certifikuara është edhe ajo e kryetarit të Drenasit, i cili synon edhe një mandat tjetër, Ramiz Laldrovci. Këto janë të gjitha subjektet politike që u certifikuan sot: Epoka e
KEDS përmes një njoftimi ka paralajmëruar të gjitha bizneset se që nga e shtuna kushdo prej bizneseve që nuk kanë nënshkruar kontratë për furnzimin të energjisë elektrike me operatorët e licencuar, të shtunën do të shkyçen, raporton KFVA. “Nëse ende nuk keni nënshkruar kontratë me një Furnizues të licencuar nga ZRRE, duhet ta