Rama paralajmëron: Asnjë tolerancë për keqmenaxhimin që rrezikon shëndetin dhe pagat!

 

 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim sindikatën e punëtorëve të kompanisë ‘Pastrimi’.

Ai ka thënë se nuk do të lejojnë që keqmenaxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve.

Postimi i plotë:

Nuk do të lejojmë që keqmenaxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të ndërrmarjes “Pastrimi”!

Sot prita në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të kompanisë “Pastrimi”.

I falënderoj sindikalistët dhe të gjithë punëtorët për qëndrimin e tyre të përgjegjshëm dhe për bashkëpunimin e tyre të sinqertë në këto momente të kritike për ta dhe qytetarët.

Ne jemi në anën tuaj. Të drejtat tuaja nuk janë të negociueshme, dhe askush nuk do të mbetet pa punë për shkak të dështimeve menaxheriale. Jemi të vendosur të veprojmë me integritet dhe vendosmëri për të mbrojtur interesin publik dhe dinjitetin e punëtorëve.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…