Policia aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë!

 

 

Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë.

Aksionin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili shtoi se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Hoxha s’ka dhënë detaje tjera.

“Policia e Kosovës, ekipet për hetimin e Korrupsionit në kuadër te krimeve ekonomike janë duke realizuar një operacion policor ne bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në Prishtinë. Pas përfundimit të operacionit dhe raportimeve nga tereni detajet tjera do të bëhen te ditura më vonë nga kompetentët”, ka deklaruar Hoxha.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…