Nis rivarrimi i dëshmorëve në Istog!

 

 

Të hënën ka nisur procesi i rivarrosjes së dëshmorëve të Komunës së Istogut.

Komuna njoftoi se procesi po realizohet nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Memorialeve të Kosovës (AMMKM) dhe institucione të tjera.

Dëshmorët do të rivarrohen në Kompleksin Memorial në Vrellë.

Kreu i Komunës, Ilir Ferati, ka deklaruar se rivarrimi i dëshmorëve është akt i dinjitetshëm dhe i domosdoshëm “për t’u kujdesur siç duhet për kujtesën tonë historike”.

“Rivarrimi i dëshmorëve në një kompleks të përbashkët është një akt i dinjitetshëm dhe i domosdoshëm për t’u kujdesur siç duhet për kujtesën tonë historike. Sot, Istogu nderon bijtë dhe bijat më të mirë që i dhanë liri Kosovës. Bashkë me familjarët dhe bashkëluftëtarët, po ndërtojmë një hapësirë të përbashkët kujtimi, respekti dhe mirënjohjeje”, thuhet në njoftim./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…