Nga 31 deri në 127 euro për metër, Agjencia Pyjore i çet në shitje drutë e sekuestruara

 

 

Agjencia Pyjore e Kosovës i ka vënë në shitje drutë e sekuestruara nëpër komuna të vendit.

Çmimi fillestar për metër nis nga 31 euro e shkon deri në 127 euro, varësisht nga lloji i drurit. Çmimi më i lartë është për dru teknik, shkruan KFVA.

Kompanitë e interesuara mund të bëjnë edhe inepsktimin e druve që janë në shitje.

Kriter për dhënie të kontratës është çmimi më i lartë.

Në dosje theksohet se çmimet e ofruara nën çmimin fillestar do të eliminohen.

Ofertat duhet të dorëzohen deri më 22 maj, në orën 14:00.

“Ofertat e vonuara do të refuzohen. Ofertat do të hapen në prezencë të përfaqësuesve të ofertuesve të cilët dëshirojnë te marrin pjese në adresën e cekur më lartë”, thuhet në dosje./KFVA/

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…