Ndalet qarkullimi i trenit për një orë në Fushë Kosovë – punëtorët e “Trainkos” kërkojnë rritjen e pagave

 

 

Sindikata e Hekurudhave “Trainkos” ka nisur sot ditën me një protestë simbolike për shkak të pakënaqësive të tyre.

Protesta ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit, në stacionin hekurudhor të Fushë Kosovës dhe si rezultat i kësaj është ndaluar qarkullimi i trenit për një orë.

Arsyeja kryesore e protestës është niveli i ulët i pagave, të cilat sipas përfaqësuesve sindikalë nuk janë rritur prej 15 vitesh.

Kryetari i Sindikatës, Florim Gjyrevci tha për Telegrafin se në rast se nuk u rriten pagat, protestat e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Protesta është duke vazhduar, do të zgjas një orë. Protesta është duke u mbajtur në stacionin e trenave të Fushë Kosovës. Treni është ndalur dhe është fikur lokomotiva. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me protesta nëse nuk rriten pagat”, ka thënë Gjyrevci.

Kujtojmë se një protestë e tillë ishte mbajtur edhe në muajin e kaluar, ku për dallim prej kësaj të sotmes treni ishte ndalur vetëm për 15 minuta. /KFVA/

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…