Mësohet data e ceremonisë së Topit të Artë!

 

 

Ndërsa sezoni 2024-25 po i afrohet përfundimit, bota e futbollit tashmë po e kthen vëmendjen te ceremonia e Topit të Artë të këtij viti.

Ndërsa para pak minutave është zbuluar edhe zyrtarisht data e mbatjes së ceremonisë së Topit të Artë.

Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet me 22 shtator.

Përpara ceremonisë madhështore ku kurorëzohet fituesi i Topit të Artë, përpilohet një listë fillestare prej 30 kandidatësh për të nxjerrë në pah pretendentët për çmimin prestigjioz.

Théâtre du Châtelet në Paris do të presë përsëri ceremoninë e Topit të Artë në vitin 2025, duke vazhduar traditën e saj si vendi i evenimentit që nga viti 2019.

Vitin e kaluar, Rodri i Manchester Cityt fitoi çmimin individual më prestigjioz në futbollin botëror, duke lënë pas Vinícius Jr. të Real Madridit në një vendim të diskutueshëm që e shtyu anësorin brazilian dhe Los Blancos të bojkotonin çmimin në shenjë proteste./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbutur tensionet SHBA–Danimarkë për Grenlandën

    Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Grenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”.…

    Gjenden të vdekur dy burra në Prizren, Policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me dy vdekje në Prizren, ku dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit. Njëri person është gjetur i vdekur në rrugën “Hajdar Shala”, në orët e para të mëngjesit…