Lirohet Tefik Mustafa pas muajsh burgim në Serbi – kthimi i gjatë drejt lirisë

 

 

Tefik Mustafa është liruar nga burgjet serbe ku po mbahej që nga 1 qershori i vitit 2024.

Ai nesër pritet të kthehet në Kosovë, meqë fillimisht pasi është shtetas italian, është dërguar në Itali. Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar djali i tij, Fati.

“Babin e kanë liruara të premten. Tash gjendet në Itali.”, ka thënë ai.

Sipas tij, gjendja shëndetësore e Tefikut është e mirë.

Ai po ashtu ka thënë se në Itali është duke i kryer disa kontrolle shëndetësore.

Tefik Mustafa, ishte arrestuar në Serbi më datën 1 ershor 2024.

Ai akuzohej për rrëmbimin dhe vrasjen e tre policëve serbë më 19 qershor 1999, gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Ai akuzohet për “krime lufte kundër popullatës civile”, si bashkëkryes, bazuar në deklaratat e dëshmitarëve që e lidhin atë me zhdukjen e tre zyrtarëve policorë serbë pranë Llabjanit, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…