by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) shpreh shqetësimin e thellë lidhur me gjendjen alarmante të krijuar ditëve të fundit në disa lagje të Prishtinës, si pasojë e grumbullimit të pakontrolluar të mbeturinave urbane, transmeton KFVA.
“Në rrugën “Shaqir Igrishta” dhe zona të tjera të qytetit, kontejnerët janë mbushur tej mase dhe mbeturinat janë shpërndarë jashtë tyre, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik”.
IKSHPK thekson se mbeturinat e pamenaxhuara krijojnë kushte të favorshme për përhapjen e baktereve, parazitëve dhe insekteve, duke rritur mundësinë për sëmundje ngjitëse si:
🔴 Dizenteria
🔴 Hepatiti A
🔴 Kolera
🔴 Infeksionet respiratore
IKSHPK apelon që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa të menjëhershme për të parandaluar përkeqësimin e situatës dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Menaxhimi i duhur i mbeturinave urbane është thelbësor për ruajtjen e një ambienti të pastër dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Hedhja e pakontrolluar e mbeturinave ndikon drejtpërdrejt në ndotjen e tokës, ujit dhe ajrit. Kjo situatë krijon kushte të favorshme për zhvillimin e baktereve, parazitëve dhe insekteve, duke rritur rrezikun për përhapjen e sëmundjeve infektive si dizenteria, hepatiti A, kolera dhe infeksionet e traktit respirator.
Në aspektin mjedisor, mbeturinat kontribuojnë në ndotjen e tokës, ujërave dhe ajrit, duke dëmtuar ekosistemet dhe biodiversitetin. Djegia e tyre e pakontrolluar çliron tym dhe gaze të dëmshme si dioksinat dhe furanet, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje kronike të frymëmarrjes, alergji dhe, në raste të caktuara, edhe sëmundje kancerogjene.
Nga aspekti social, mungesa e menaxhimit të duhur të mbeturinave ndikon negativisht në cilësinë e jetës së qytetarëve, duke krijuar shqetësime në mjedisin ku ata jetojnë.
Kjo situatë ishte veçanërisht e dukshme javën e kaluar në Prishtinë, ku kontejnerët ishin të mbushur tej mase dhe mbeturinat ishin shpërndarë edhe jashtë tyre, për shkak të mosasgjësimit në kohë nga kompanitë përgjegjëse. Kjo paraqiste një rrezik serioz për shëndetin publik.
Rrezik shtesë paraqesin edhe qentë dhe macet endacake, të cilët shpërndajnë mbeturinat, duke rritur mundësinë për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe krijuar zhurmë në lagjet e qytetit. Kapakët e kontejnerëve të hapur dhe kushtet klimatike me reshje shiu kanë favorizuar përhapjen e aromave të pakëndshme, duke ndikuar negativisht edhe në cilësinë e ajrit.
IKSHPK rekomandon:
Të bëhet largimi i rregullt i mbeturinave në çdo lagje të qytetit;
Të sigurohet funksionalizimi dhe mbyllja e kapakëve të kontejnerëve të mbeturinave;
Të pastrohet rregullisht hapësira përreth kontejnerëve;
Të rregullohet menaxhimi i mbetjeve inerte që nuk largohen nga kompania “Pastrimi”;
Të ndalohet hedhja e materialeve ndërtimore dhe të ngjashme në pikat e grumbullimit të mbeturinave urbane, duke vendosur shenja të qarta ndaluese në secilën pikë grumbulluese.
Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, IKSHPK kërkon që situata të tilla të mos përsëriten më.
Foto e dërguar nga qytetarët në rrugën “Shaqir Igrishta”, e cila pasqyron gjendjen alarmante me grumbullimin e mbeturinave.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më të përfolura të Samitit të Tiranës, ku Shqipëria, përmes një prezantimi inovativ, tërhoqi vëmendjen e liderëve evropianë. Gjatë një deklarate për mediat, Erdogan u ndal te mënyra kreative me të cilën kryeministri shqiptar Edi Rama prezantoi homologët në këtë ngjarje ndërkombëtare.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të mërkurën se kishte folur në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte. Ai shtoi se me të parin e NATO-s kishin diskutuar hapat e përbashkët dhe nevojën për të ushtruar presion mbi Rusinë për të siguruar “një paqe të drejtë”. “Është e rëndësishme që të
Ambasadori i Francës Olivier Guerot, ka kërkuar që në Kosovë sa më shpejt të krijohet qeveria e re, e cila sipas tij do t`i jepte llogari për punën e saj Kuvendit të Kosovës. Për më tepër deklaroi se nuk është punë e tij se kush do të jetë në krye të institucioneve të
Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll pas triumfit në “Minatori” ndaj Bashkimit. “Minatorët” i mposhtën “Arpagjikët” në serinë e gjashtë të finales me rezultat 82:67, duke e çuar serinë në 4:2. Pas fitores së Trepçës, kamerat kanë kapur momentin kur kryeministri në detyrë, Albin Kurti shihet duke biseduar me Bedri Hamzën