by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Peizazhi politik i Maqedonisë së Veriut ka qenë gjithmonë i mbushur me paqëndrueshmëri, aleanca të lëkundshme dhe luftë për pushtet. Në këtë mjedis, dështimi i Hristijan Mickoskit për të përmbajtur frustrimin e tij pas largimit të Arben Taravarit nga qeveria e tij tregon më shumë sesa thjesht një përplasje politike, ai nxjerr në pah dobësinë e administratës së tij dhe tensionet e thella brenda koalicionit qeveritar, sepse largimi i Taravarit nuk ishte një lëvizje e zakonshme politike, ai shpërfaqi dobësimin e Mickoskit, duke e lënë qeverinë e tij si një anije që po mbytej, pa një bazë të fortë për të mbështetur legjitimitetin e saj.
Por në vend që të përballej me pasojat politike të daljes së Taravarit, Mickoski zhvendosi vëmendjen dhe zemërimin e tij drejt Bujar Osmanit, ish-ministrit të Jashtëm, një diplomat me përvojë dhe një politikan që la një trashëgimi të fortë në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Ministri i parë shqiptar që mori dikasterin e Punëve të Jashtme dhe bëri më shumë punë se sa të gjithë paraardhësit e tij maqedonas që nga pavarësimi i shtetit. Suksesi i tij i pamohueshëm ishte shkaku se pse Mickoski e drejtoi mllefin e tij tek Osmani, e jo te dobësitë brenda administratës së tij, duke vërtetuar edhe një herë kombinimin e pasigurisë politike, dinamikës etnike dhe kthimin prapa nga rruga evropiane e vendit.
Qeveria e Mickoskit nuk ka reflektuar proaktivitet, por reagim ndaj krizave, dhe largimi i Taravarit ishte një goditje e fortë ndaj ekuilibrit që Mickoski kishte ndërtuar me kujdes. Me Taravarin që distancohet nga një qeveri që gjithnjë e më shumë ka margjinalizuar përfaqësimin shqiptar, administrata e Mickoskit jo vetëm që humbi një figurë kyçe politike, por edhe iluzionin e stabilitetit. Ky veprim nuk është i paprecedentë. Liderët që nuk arrijnë të kontrollojnë krizat e brendshme, shpesh i drejtojnë sulmet e tyre te paraardhësit, për të devijuar përgjegjësinë nga dështimet e tyre.
Sot jo më kot cilësohet se Maqedonia e Veriut çdo ditë e më tepër po devijon nga rruga evrointegruese duke krijuar hapësirë manovrimi të forcave anti evropiane dhe anti NATO, veprim që bie ndesh me punën e palodhshme e Bujar Osmanit. Prandaj, në vend që të trajtonte çështjet kryesore, dobësimin e koalicionit, pakënaqësinë në rritje mes politikanëve shqiptarë dhe humbjen e besimit të elektoratit, Mickoski zhvendosi narrativën duke sulmuar Bujar Osmanin, i cili edhe pse nuk është më në detyrë, mban peshë diplomatike dhe kredibilitet ndërkombëtar.
Bujar Osmani nuk është thjesht një ish-zyrtar qeveritar, ai është një nga politikanët e pakët shqiptarë që ka pasur një rol vendimtar në formësimin e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut. Gjatë mandatit të tij si Ministër i Jashtëm (2020–2024), ai punoi për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, përmirësimin e marrëdhënieve me NATO-n dhe forcimin e bashkëpunimit diplomatik në Ballkan.
Frustrimi i Mickoskit me Osmanin nuk ka të bëjë vetëm me rivalitetin politik, por ka të bëjë me trashëgiminë. Ndërsa Osmani perceptohej si një diplomat i aftë, qeveria e Mickoskit ka hasur skepticizëm ndërkombëtar, veçanërisht në lidhje me integrimin në BE dhe të drejtat e pakicave. Sulmi ndaj Osmanit i jep Mickoskit mundësinë për të portretizuar administratat e mëparshme si dështime, ndërkohë që i shmanget përgjegjësisë për stagnimin e qeverisë së tij. Synimi i Mickoski është që nëpërmjet përforcimit të retorikës nacionaliste të rishkruajë narrativën duke e paraqitur veten si shpëtimtarin e Maqedonisë së Veriut dhe të përqafojë një narrativë sovraniste dhe nacionaliste, e cila shpesh kundërshton diplomacinë shumë-etnike dhe pro-evropiane që Osmani ka promovuar.
Analizë ekskluzive për Kosova Free Voice Agency- KFVA, nën autorësinë e ekspertit të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, I. Boletini
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri