E hodhën si mbeturinë, por ishte jetë: Foshnja e sapolindur gjendet braktisur në qese në Matiqan, detaje nga Prokuroria!

 

 

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga një qytetar ditën e sotme. Në lagjen Matiqan të Prishtinës, një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur në rrethana çnjerëzore.

Lidhur me rastin janë deklaruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilët kanë konfirmuar se kanë nisur hetimet.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Pokrurori kujdestar është njoftuar lidhur me rastin aktual, është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore për çështjen në fjalë”, kanë deklaruar nga prokuroria teksa kanë shtuar se për më shumë informacione do të njoftohemi në vazhdimësi.

Siç raporton KFVA me 19 maj 2025, rreth orës 10:30, në rrugën “Butofci”, pranë deponisë së mbeturinave, një qytetar ka vërejtur një qese të zezë brenda së cilës dyshohej se ndodhej një foshnje e vdekur.

Sipas burimeve nga Prokuroria, në momentin që qytetari është afruar, ka zbuluar se në të vërtetë brenda qeses ndodhej një foshnje e porsalindur, pa shenja jete, e braktisur në mënyrë të tmerrshme.

Menjëherë është kërkuar ndihma mjekësore dhe njësia emergjente është thirrur për të dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që autoritetet përkatëse janë parë në vendin e ngjarjes, duke nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit.

Shkaku se pse është sjellë foshnja në atë lokacion dhe identiteti i personit që e ka braktisur mbeten ende të paqarta.

 

Braktisje që të shkund shpirtin: Foshnja e sapolindur gjendet në një qese të zezë, pranë plehrave në Prishtinë

Gazeta KFVA ka dërguar pyetje Policisë, dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…