Aksion në zyrën e drejtimit: Prokuroria zbardh prapaskenat e operacionit në Njësinë e Patentë Shoferëve!

 

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit për Krime të Rënda dhe Njësitit kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, ka njoftuar se më 19 maj 2025 ka ndaluar dy zyrtarë publikë, të dyshuar për përfshirje në veprat penale të marrjes së ryshfetit dhe ushtrimit të ndikimit, shkruan Gazeta KFVA.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit i kanë kërkuar dhe pranuar para një kandidateje me qëllim që ajo të kalojë testin praktik të vozitjes. Pas pranimit të shumës së ryshfetit, kandidatja ka kaluar testin me sukses.

Gazeta ka raportuar ekskluzivisht se njëri nga të arrestuarit është Ekrem Latifi.

Ndaj zyrtarëve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërkohë që Prokurori i Shtetit do të vazhdojë me veprimet procedurale për grumbullimin e provave dhe ndjekjen e mëtejshme të rastit.

Prokuroria ka përsëritur përkushtimin për luftimin e korrupsionit dhe ka theksuar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për ndëshkimin e autorëve të këtyre veprave penale.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…