ZRRE mbyll derën për shumicën – vetëm 300 kompani i shpëtojnë përjashtimit nga shërbimi universal!

 

 

Deputetja Hykmete Bajrami ka thënë se KESCO është duke përjashtuar ndërrmarjet nga shërbimi universal.

“KESCO është duke përjashtuar ndërmarrjet nga shërbimi universal – frunizim ky me energji elektrike me çmime të rregulluara nga ZRRE në kundërshtim me Ligjiin për Energjinë Elektrike, Nenin 37, paragrafi II. Sepse, Neni 37, paragrafi II thotë se për të qënë PËRFITUES i shërbimit universal duhet të përmbushësh njërin nga kriteret: OSE qarkullim nën 10 milionë Euro OSE biznesi t’i ketë më pak se 50 punëtorë, ndërkohë KESCO po i përjashton të gjitha ndërmarrjet nga shërbimi universal nëse nuk i përmbushin të dy këto kritere, gjë të cilën nuk e kërkon Ligji. Nëse Ligji e kërkon OSE njërin ose tjetrin kriter për të përfituar nga shërbimi universal si ka mundësi se për përjashtim nga shërbimi universal përdoret EDHE njëri EDHE tjetri kriter. Nuk dihet nëse KESCO është duke e bërë këtë me instruksione të ZRRE-së, nga padijenia ose me qëllim, por një gjë dihet që si rezultat i këtij veprimi KESCO do të përballet me qindra padi pas datës 1 qershor.”

Bajrami ka thënë se sipas të dhënave të shoqatave ekonomike kriteret i plotësojnë vetëm 300 kompani :e jo 1300 që po i përjashton ZRRE”.

Sipas të dhënave të shoqatave ekonomike në vend ”kriteret sipas Nenit 37, për të dalë në të ashtuquajturin ”treg të hapur” i plotësojnë vetëm 300 kompani, jo 1300 që po i përjashton ZRRE-ja”.

“Dallimi në mes të ”OSE’ dhe ”EDHE” është dallim i madh në Ligj.”

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…