by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në politikë, dobësia është më e rrezikshme se opozita. Në Maqedoninë e Veriut, opozita (shqiptare) nuk kishte nevojë të ndërmerrte një sulm frontal ndaj VLEN-it, mjaftoi që VLEN-i të minonte vetveten, të dobësonte përfaqësimin shqiptar dhe të luante një lojë që nga fillimi ishte e humbur. Në këtë pikëpamje Bashkimi Demokratik për Integrim nuk kishte nevojë për betejë, sepse VLEN e humbi atë vetë. Pushteti nuk mbahet vetëm me marrëveshje dhe servilizëm, duhet strategji, kohezion dhe vizion politik, të cilat VLEN nuk arriti t’i formësojë asnjëherë në skenën politike.
Konsumi nga brenda, përçarjet, dobësia strategjike dhe aleancat e gabuara bënë të pashmangshme rënien e koalicionit politik të interesit VLEN, edhe pse kjo nuk është një fenomen politik i papritur, por një proces i parashikueshëm, i diktuar pikërisht nga gabime strategjike, etje për pushtet dhe dështim në mbrojtjen e interesave shqiptare. Në vend që të ndërtonte një alternativë të fortë, ky koalicion e shndërroi veten në një mjet për legjitimimin e një qeverie që ka përjashtuar shqiptarët nga vendimmarrja.
Prandaj VLEN nuk po mposhtet nga një kundërshtar i jashtëm, por u dërrmua nga brenda, për shkak të ambicieve individuale, premtimeve të pambajtura dhe nënshtrimit ndaj forcave që historikisht kanë dëmtuar shqiptarët në institucionet shtetërore.
Krahasimi i këtij koalicioni interesi dhe paraardhësit e tyre shqiptarë në pushtet BDI, ngjajnë si nata me ditën, e madje as që mund të krahasohen. Kontrasti mes dy forcave është i qartë dhe elektorati shqiptar nuk ka asnjë dyshim se kënd do ta mbështesë në zgjedhjet e ardhshme. Akoma pa u mbushur viti, elektorati shqiptar detektoi gjitha mangësitë dhe defektet e VLEN-it, e cila me mënyrën si ka menaxhuar dhe me vendimet që ka marrë, duket se ka filluar një rënie të lirë e të pashmangshme në skenën politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Jo për shkak të një sulmi nga jashtë, por për shkak të vetë veprimeve të veta, të cilat kanë dobësuar rëndësinë e përfaqësimit shqiptar dhe kanë legjitimuar një qeveri që po e zvogëlon faktorin shqiptar në të gjitha institucionet, e sidomos në ato kyçe, të sigurisë.
Një nga momentet më kritike ka qenë largimi masiv i shqiptarëve nga vendet e punës, duke sjellë një ndryshim artificial në balancin etnik brenda administratës dhe strukturave policore e ushtarake. Ky proces, që i shërben vetëm agjendës nacionaliste të VMRO-së, është bërë me mbështetjen direkte të VLEN-it, duke shfaqur dobësinë e tij në mbrojtjen e interesave të komunitetit që pretendon të përfaqësojë.
Pra, largimi masiv i shqiptarëve nga institucionet shtetërore, strukturat e sigurisë dhe administrata publike, duke i zëvendësuar ata me maqedonas, është një goditje e rëndë për balancin etnik që ka qenë një garanci e Marrëveshjes së Ohrit. VLEN jo vetëm që nuk e mbrojti këtë balancë, por e ndihmoi prishjen e saj, duke u shndërruar në një forcë politike që më shumë legjitimon këtë qeveri sesa përfaqëson shqiptarët.
Historia e politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka treguar se forcat politike që tradhtojnë elektoratin e tyre nuk mund të mbijetojnë gjatë. Në politikë, legjitimiteti nuk merret vetëm me vota, ai duhet të ruhet me veprime konkrete. PDSH në të kaluarën e pagoi shtrenjtë futjen në qeveri pa pasur legjitimitetin e shqiptarëve, duke humbur besimin e elektoratit dhe përfundimisht duke u zhdukur nga skena politike. VLEN-i po ecën në të njëjtën rrugë.
Me përçarjen e brendshme që ka nisur dhe me mungesën e strategjisë për të mbrojtur interesat e votuesve të saj, procesi i rënies duket i pakthyeshëm.
Arben Taravari e kuptoi këtë realitet dhe u largua në kohë, duke shpëtuar veten politikisht. Tani, ndërsa BDI ka arritur majat e ndikimit politik, VLEN-i po degradon në një forcë periferike, që në vend të politikëbërjes po merret me pastrimin e kanaleve me bulldozherë. Dikur na quanin sharraxhinj, tani pastrues kanalesh, falë VLEN-it.
Shqiptarët nuk do ta falin këtë përfaqësim të dobët, këtë tallje, sepse historia na ka treguar se elektorati ka një kujtesë të fortë dhe një dënim të sigurt për ata që e tradhtojnë.
Ali Ahmeti dhe partia e udhëhequr nga ai, ka vendosur një standard të lartë për mënyrën se si shqiptarët mund të jenë faktor kyç në shtetformimin dhe vendimmarrjen. Ai jo vetëm që ka mbajtur një pozicion dominues në skenën politike shqiptare, por ka arritur të formësojë rrjedhën e zhvillimeve institucionale dhe ndër-etnike në vend, duke legjitimuar përfaqësimin shqiptar në strukturat shtetërore dhe duke diktuar ritmin e politikës në RMV.
VMRO asnjëherë nuk mundi t’ia falë këtë sukses Ahmetit. Hakmarrja e tyre u synua të bëhej nëpërmjet vlenistave të cilët tanimë kanë humbur çdo ndikim politik, sepse përndryshe nga ata, BDI jo vetëm që ka ruajtur stabilitetin, por ka avancuar përfaqësimin shqiptar në nivelet më të larta të pushtetit.
VLEN-i nuk ka më legjitimitet dhe nuk ka më një rrugë për ringritje. Edhe përpjekjet për të marrë mbështetje nga jashtë, infuzione politike, veçanërisht nga Albin Kurti, nuk mund të shpëtojnë një forcë që tashmë është në rënie të lirë. Asnjë mbështetje nga jashtë nuk mund të shpëtojë një forcë që ka humbur legjitimitetin brenda elektoratit të saj. Fundi është i pashmangshëm dhe shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë këtë përfaqësim të dobët që i është bërë atyre, deri në nivelet e servilizmit.
Analizë ekskluzive për Kosova Free Voice Agency- KFVA, nën autorësinë e ekspertit të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, I. Boletini
Është një armatë mbresëlënëse që Uashingtoni po dërgon drejt Detit të Karaibeve. Tre shkatërruesit USS Gravely, USS Jason Dunham dhe USS Sampson, së bashku me një total prej 4,000 marinsash, synojnë t’i dërgojnë Venezuelës një sinjal të pagabueshëm se Presidenti i SHBA-së Donald Trump këtë herë e ka seriozisht luftën kundër trafikut të
Dy zyrtarë publik janë arrestuar sot nën dyshimin për “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’’, shkruan KFVA. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se personat e ndaluar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ,nga i dëmtuari kanë kërkuar dhe pranuar një shumë të caktuar të të
Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar se Johann Saathoff, Sekretar Parlamentar i Shtetit pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 22 dhe 23 gusht 2025. Gjatë qëndrimit, Saathoff do të zhvillojë takime me përfaqësues të qeverisë dhe do të vizitojë disa
E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, ka shprehur shqetësim për tendencat që ka thënë ajo se janë shfaqur me qëllimin që partive serbe t’u ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në një deklarim pas takimit që ka pasur me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ajo ka thënë se