Treg i hapur, fatura të mbyllura – bizneset futen në lojën e heshtur të qeverisë për energjinë

 

 

Emrin ia thonë ‘treg i hapur’, ndërsa është vetëm një ofertues: KESCO.

Situata është monopol i pastër, dhe oferta e saj është – siç është bërë tashmë publike – energji elektrike deri në 260% më e shtrenjtë për rreth 1 mijë e 300 ndërmarrje biznesore.

Kjo duke nisur që nga 1 qershori.

Plot 1 mijë e 300 biznese të mëdha do të gjenden para këtij fa(k)ti të kryer.

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përveç tjerash, demantoi KESCO-n dhe ZRrE-në, për 1 mijë e 300 bizneset që kriteret ligjore supozohet t’i përjashtojnë nga “shërbimi universal” dhe t’i plasojnë në “tregun (oksimorn) të hapur”.

300, e jo 1 mijë e 300, argumentoi dhe faktoi ajo.

Qeveria (në detyrë) s’është bërë e gjallë, siç ishte bërë e gjallë kur gjatë fushatës ishte njoftuar një gjë e tillë për ta mohuar në kushte zgjedhore.

“Vendime jashtë çdo logjike publike dhe ekonomike. Zoti e di për kë punojnë [ZRrE-ja]”.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, demantoi KESCO-n, duke elaborar se në fakt ata janë duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike.

Vetëm 300 biznese, tha ajo, e përmbushin kushtin për të dalë në të ashtuquajturin “treg të hapur” dhe jo 1 mijë e 300 – këtë ajo e bazoi në Nenin 37, Paragrafi II.

“Sepse, Neni 37, paragrafi II thotë se për të qënë PËRFITUES i shërbimit universal duhet të përmbushësh njërin nga kriteret: OSE qarkullim nën 10 milionë Euro OSE biznesi t’i ketë më pak se 50 punëtorë, ndërkohë KESCO po i përjashton të gjitha ndërmarrjet nga shërbimi universal nëse nuk i përmbushin të dy këto kritere, gjë të cilën nuk e kërkon Ligji”, shkroi ajo.

“Nëse Ligji e kërkon OSE njërin ose tjetrin kriter për të përfituar nga shërbimi universal si ka mundësi se për përjashtim nga shërbimi universal përdoret EDHE njëri EDHE tjetri kriter. Nuk dihet nëse KESCO është duke e bërë këtë me instruksione të ZRRE-së, nga padijenia ose me qëllim, por një gjë dihet që si rezultat i këtij veprimi KESCO do të përballet me qindra padi pas datës 1 qershor”, vazhdoi ajo.

“Sipas të dhënave të shoqatave ekonomike në vend ”kriteret sipas Nenit 37, për të dalë në të ashtuquajturin ”treg të hapur” i plotësojnë vetëm 300 kompani, jo 1300 që po i përjashton ZRRE-ja”. Dallimi në mes të ”OSE’ dhe ”EDHE” është dallim i madh në Ligj”, përfundoi Hykmete Bajrami.

  • Shkrime të ngjashme

    13-vjeçari goditet nga vetura, Spitali i Mitrovicës: Është jashtë rrezikut për jetë, vazhdon trajtimin në QKUK

    Një fëmijë i lindur në vitin 2013 është paraqitur rreth orës 19:55 në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pasi ishte goditur nga një automjet. Sipas njoftimit të spitalit, ekipi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë duke…

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…