Stërvitje që u kthye në tragjedi – Anija meksikane përplaset në Brooklyn, viktima dhe dhjetëra të plagosur!

 

 

Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 19 të tjerë janë plagosur pasi një anije e madhe stërvitore e Marinës Meksikane u përplas në Urën e Brooklyn në New York City, të shtunën në mbrëmje, shkruan Gazeta KFVA.

Sipas kryebashkiakut të qytetit, Eric Adams, anija me emrin Cuauhtémoc humbi energjinë elektrike pak para se të ndodhte përplasja. Në bord ndodheshin gjithsej 277 persona. Lajmi është bërë i ditur nga BBC.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentin dramatik kur direkët gjigantë të anijes goditën strukturën e famshme të urës. Sipas autoriteteve, disa pjesë të direkëve ranë mbi kuvertë, duke shkaktuar lëndime te anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin mbi to në momentin e përplasjes.

Hetimet mbi incidentin kanë nisur, ndërsa zyrtarët po vlerësojnë shkakun e humbjes së energjisë dhe masat e sigurisë që duhet të ishin marrë gjatë lundrimit nën urën e njohur.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…