Presidenti Zelensky gjatë takimit me Vance: Rusia nuk ka për qëllim t’i jape fund luftës

 

 

Zyra e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka ndarë tani detajet e diskutimit të tij të parë me nënpresidentin e SHBA-së, JD Vance, që kur ata u përplasën në Zyrën Ovale në shkurt.

Sipas mediave të huaja, gjatë bisedimeve në margjinat e Meshës së inaugurimit të Papës, Zelenskyy e informoi Vance-n për “kushtet jorealiste” të paraqitura nga Rusia gjatë bisedimeve të paqes në Stamboll, tha zyra e tij.

Dje, u raportua se ndër kërkesa të tjera, Rusia përcaktoi që pesë rajoneve ukrainase t’u jepet njohja ndërkombëtare si pjesë e Rusisë sipas çdo marrëveshjeje, shkruan A2 CNN.

Kjo, dhe delegacioni i nivelit të ulët i Moskës, treguan “mungesën e qëllimit të Rusisë për t’i dhënë fund luftës”, tha zyra e Presidentit.

Zelenskyy i tha gjithashtu Vance-s se si “Rusia shkeli armëpushimin që e kishte propozuar vetë”.

Volodymyr Zelenskyy theksoi se e gjithë kjo tregon mungesën e qëllimit të Moskës për t’i dhënë fund luftës dhe pikërisht për këtë arsye sipas tij, nevojitet presion për ta detyruar Rusinë të bjerë dakord për një armëpushim të plotë dhe pa kushte.

Presidenti gjithashtu postoi rrëfimin e tij të takimit në rrjetin social ‘X’.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…