by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po shfrytëzojnë të gjitha kapacitetet për ta menaxhuar situatën me mbeturina.
“Ky është kulmi i papërgjegjësisë institucionale dhe i një praktike të përsëritur të shantazhit”.
Rama premton se shërbimi i rregullt do të kthehet nga dita e hënë, ndërsa siguron se më nuk do të ndodh.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Prishtinës,
Po shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet alternative që kemi në dispozicion për të menaxhuar situatën me mbeturinat, e cila është shkaktuar nga ndërprerja e shërbimeve të Ndërmarrjes “Pastrimi”.
Ky është kulmi i papërgjegjësisë institucionale dhe i një praktike të përsëritur të shantazhit.
Përkundër miliona eurove të investuara ndër vite, shërbimi i kësaj ndërmarrjeje ka qenë i paqëndrueshëm dhe, për fat të keq, është përdorur si instrument shantazhi për interesa të ngushta.
Si kryetar i Prishtinës, ju siguroj që qytetarët nuk do të penalizohen për shkak të kalkulimeve politike të askujt. Gjatë gjithë vikendit, ekipet tona alternative kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në terren, 24 orë, për të rikthyer situatën nën kontroll.
Që nga dita e hënë, shërbimi do të rikthehet në normalitet. Qytetarët e kryeqytetit as nuk duhet e as nuk meritojnë të përballen me situata të tilla që cënojnë shëndetin publik dhe dinjitetin qytetar, dhe ju siguroj që kjo nuk do të ndodhë më!
Po ashtu, më lejoni të jem i qartë: si kryetar i Prishtinës, nuk kam ardhur për tu bërë pjesë e pazareve politike. Nuk marr pjesë në takime të fshehta ku negociohen interesa personale, e as nuk bëj koalicione për të bllokuar apo siguruar favore politike. Qëndrimi im është i pandryshueshëm – gjithmonë në interes të qytetarëve.
Fatkeqësisht, logjika e bllokadës dhe shantazhit është bërë mjet i politikbërjes, duke përfshirë edhe ndërmarrjen “Pastrimi”, e cila ka ndërprerë një shërbim jetik për qytetin. Por më lejoni t’ju them me bindje: epoka e sabotimeve dhe e keqpërdorimit të parasë publike merr fund tani, përfundimisht.
Nga e hëna, e rikthejmë një shërbim të denjë dhe të qëndrueshëm për qytetarët tanë – ashtu siç e meritojnë.
Faleminderit qytetarëve për mirëkuptimin, dhe një falënderim i veçantë për të gjithë ju që keni telefonuar, ofruar ndihmë dhe jeni mobilizuar për të mbajtur pastërtinë e qytetit tonë, sepse e keni kuptuar tashmë skemën e sabotimeve që po bëhen në kurriz të qytetarëve!
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e ardhshme do të nisë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat pritet që vende-vende të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 16-20 gradë. “Do të fryjë erë nga drejtimi i
Qeveria e Kosovës – aktualisht në detyrë, në krye me Albin Kurtin në buxhetin e vitit 2022 për herë të parë kishin ndarë një linjë të veçantë buxhetore si përkrahje për Luginën e Preshevës. Përmes një memorandum bashkëpunimi, Qeveria e Kosovës këto mjete i bartë te Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSh), institucion ky i cili përfaqëson
Kryetari i Komunës së Bukureshtit, Nicusor Dan, është drejt fitores në balotazhin presidencial kundër kandidatit ultranacionalist, George Simion, sipas dy exit poll-eve. Ky rezultat shihet si shprehje e vullnetit të qytetarëve që Rumania të qëndrojë në rrugën e saj pro-perëndimore. Sondazhe të veçanta nga Avangarde dhe CURS i dhanë Danit një fitore të
Ish-presidenti amerikan Joe Biden u diagnostikua me kancer në prostatë, thotë zyra e tij, shkruan BBC, transmeto KFVA. “Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden iu nënshtrua një kontrolli për një gungë të re në prostatë pas përkeqësimit të simptomave urinare. Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga një rezultat Gleason