Nexh Spahiu: Me Djuric njihemi më tepër se 10 vjet, më ftoi në takim

 

Analisti politik nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, ka marrë pjesë në një konferencë në Beograd, ku ka takuar edhe ministrin serb, Marko Djuric.


Spahiu në një intervistë ka deklaruar se me Djuric njihen më shumë se 10 vite.

Ai ka treguar se me ministrin kanë diskutuar për problemet që ekzistojnë në rajonin e Ballkanit si dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me ministrin kam më tepër se 10 vite që njihemi, komunikojmë, unë ndodhem në një konferencë këtu në Beograd dhe ka marrë vesh që jam këtu prezent dhe më ftoi në takim qëndruam dhe biseduam rreth një orë për sfidat në rajon, për problemet që ekzistojnë në rajonin e Ballkanit, për dialogun për marrëdhëniet Kosovë – Serbi, për marrëdhëniet ndëretnike. Flamurin e Kosovës e mbaj në xhaketë, kjo është edhe kur jam në Beograd edhe në çdo vend tjetër kjo është e natyrshme”, ka deklaruar Spahiu.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…