Merz do verifikojë modelin italian të azilit me Shqipërinë

 

 

Kancelari gjerman  Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedura azili në vendet jashtë BE-së për të frenuar migrimin e parregullt në Evropë. Gjatë vizitës së tij të parë si kancelar në Romë, Friedrich Merz (CDU) bëri thirrje për bashkëpunim me vendet e treta për të frenuar migrimin e parregullt në Evropë. “Ne ramë dakord të angazhohemi kundër migrimit të parregullt në Bashkimin Evropian në mënyrë më të vendosur se më parë,” tha Merz të shtunën (17.05.) në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren italiane Giorgia Meloni.

“Iniciativat e ndërmarra nga Italia muajt e fundit, veçanërisht me disa vende mesdhetare, kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme. Këto janë nisma të mira që ne i mbështesim edhe në Gjermani”, tha Merz. Merz dëshiron të verifikojë edhe modelin italian me Shqipërinë. Në lidhje me ndalimin e përkohshëm të këtyre planeve në Itali nga gjyqësori, kreu i CDU tha gjatë vizitës së tij të parë si kancelar në Romë se ishte në dijeni të vendimeve të gjykatave. “Por sigurisht kjo mund të jetë ende një opsion,” shtoi ai.

Qendra bosh në Shqipëri

Koalicioni në Romë, i përbërë nga tre parti të djathta dhe konservatore,  kërkon të zhvendosë në Shqipëri procedurat e azilit për emigrantët e kapur në Mesdhe, por kjo është penguar disa herë nga drejtësia. Gjykata Evropiane e Drejtësisë aktualisht po shqyrton nëse një trajtim i tillë i migrantëve është në përputhje me ligjin evropian. Kampet e ndërtuara posaçërisht në Shqipëri, kanë qenë kryesisht bosh prej muajsh. Deri më tani, modeli nuk ka funksionuar.

Merz tha se zhvendosja e procedurave të azilit do të shqyrtohet pavarësisht përvojës në Itali. Kjo “sigurisht nuk është zgjidhja e problemit”. “Është një kontribut për ta bërë problemin më të vogël”. Merz këmbënguli gjithashtu në zbatimin e shpejtë të reformës evropiane të azilit dhe zgjerimin e bashkëpunimit brenda BE-së në luftën kundër migracionit të parregullt. “Nuk do të shkelim më frenat kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve në Bashkimin Evropian.”

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…