Kosova përballë sfidave të anëtarësimit: KiE publikon kriteret që duhet të plotësohen

 

 

Alain Berset, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, ka treguar kushtet që duhet të përmbushë Kosova për anëtarësim.

Ai ka deklaruar se njëra nga këto kushte është që vendi ta njeh Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës duhet të përmbushen disa kritere. Njëri prej kushteve është të bëheni anëtare e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ta njihni Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, trupën më të rëndësishme të Këshillit të Evropës dhe poashtu të zbatoni të gjitha vendimet e GjEDNj-së”, tha ai në Klan Kosova.

“Mendoj se kjo është në interes të të gjithë qytetarëve, pra shteteve, vendeve anëtare, që ta kenë mundësinë të kenë qasje në Gjykatë dhe të njihen me të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut dhe poashtu t’i adresojnë ato dhe të merren vendime për to”.

“Kjo është njëra, ndërkaq një pikë tjetër është siç e dini përfshirja dhe diskutimet me të gjithë qytetarët që jetojnë në territorin e Kosovës, po ashtu në pjesën veriore. E dini saktësisht disa pika të kushteve të vendosura në tavolinë nga ana e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që do të jetë një element kyç dhe shumë i rëndësishëm i të gjitha diskutimeve”, ka thënë Berset.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…