Kosova dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje strategjike – Çfarë fshihet pas firmave?

 

 

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka folur në emisionin “Balkan Talks” për rëndësinë e marrëveshjes së nënshkruar më 13 maj mes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, që lidhet me ndërveprueshmërinë dhe sigurinë në komunikim dhe aspektin kibernetik, shkruan Gazeta KFVA.

Maqedonci tha se kjo marrëveshje është vazhdim i një bashkëpunimi të mëhershëm të formalizuar në vitin 2023 nga kryeministri Albin Kurti dhe ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Ai theksoi se dokumenti aktual ka rëndësi të veçantë politike dhe strategjike për Kosovën, pasi hap rrugën për një bashkëpunim më të thellë me SHBA-në në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Kjo marrëveshje adreson çështje të ndjeshme që lidhen me sigurinë e informacionit, sidomos për shkak të përdorimit të sistemeve amerikane në Forcën e Sigurisë së Kosovës. SHBA-të janë partneri ynë kryesor për blerjet ushtarake”, tha ai.

Kosova është shteti i 33-të që nënshkruan një marrëveshje të tillë me SHBA-në, çka sipas Maqedoncit tregon për besimin dhe nivelin e avancuar të partneritetit ndërmjet dy vendeve, sidomos në sfera kyçe si teknologjia ushtarake dhe mbrojtja kibernetike.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…