Ish-ushtari i UÇK-së i përgjigjet ashpër Nexhmedin Spahiut pas vizitës në Beograd!

 

 

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri, ka reaguar me tone të forta pas vizitës së analistit Nexhmedin Spahiu në Beograd, ku ky i fundit u takua me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, shkruan Gazeta KFVA.

Përmes një postimi, Tahiri deklaroi se Spahiu duhet të ishte marrë në pyetje nga prokuroria për takimin, duke e krahasuar me raste të tjera të ndaluarve për bashkëpunim me agjentë të shërbimit serb BIA.

“Z. Spahiu duhet ta dijë se është me fat që nuk jam unë në krye të organeve të sigurisë – përndryshe, do ta kishte pritur i njëjti fat në hyrje të Kosovës siç e pati miku i tij dikur,” tha Tahiri, duke theksuar se Spahiu është një qytetar i zakonshëm dhe se duhet të japë llogari për kontaktet e tij.

Reagimi i Tahirit vjen pas publikimit të lajmit për takimin e Spahiut me Gjuriqin, të cilin ky i fundit e prezantoi si një përpjekje për tejkalimin e tensioneve ndëretnike.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…