by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ambasadori i parë i Kosovës në ShBA, Avni Spahiu, ka thënë se duhet sa më shpejt që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe të vazhdohet me formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se edhe aleatët perëndimor duan që Kosova të ketë institucione të reja.
“Është vështirë të thuhet diçka që nuk është thënë, jemi dëshmitar të një sekuence dështimesh, në emërimin e kryetares apo kryetarit të parlamentit, do të hapte rrugë pastaj për formimin e qeverisë së re, si rezutlat i zgjedhjeve që kishim së fundi”.
“Është për të ardhur keq që po ndodh kjo përsëritje dhe shoh pak mundësi për arsyetim nga të gjitha palët se pse po ndodh kjo. Mendoj se është koha e kompromisit që të gjithë të mendojnë që të kemi së shpejti një stabilizim të kësaj krize institucionale dhe më në fund të kemi konstituimin e parlamentit dhe të vazhdojmë me hapat e tjerë”.
“Ky është qëndrim edhe i aleatëve tanë që duan ta shohin Kosovën me një qeveri të re, me një stabilitet të ripërtërirë ashtu siç ka qenë për të bërë hapat e tjerë në aspektin e zhvillimeve politike dhe diplomatike të tjera. Mendon se tani është koha që të mendohet seriozisht për këtë punë dhe të mos zvarritet dhe të mos kemi përsëritje”.
“Zgjedhje të reja do të ishin të panevojshëm dhe do të sillnin një rezultat të ngjashëm, do të mund të reprizojnë, kështu meqenëse se tani i kemi të qarta edhe pozicionet e qarta të partive, është koha për një marrëveshje politike që të ecet para”, ka thënë Spahiu.
Kryetari i Komunës së Bukureshtit, Nicusor Dan, është drejt fitores në balotazhin presidencial kundër kandidatit ultranacionalist, George Simion, sipas dy exit poll-eve. Ky rezultat shihet si shprehje e vullnetit të qytetarëve që Rumania të qëndrojë në rrugën e saj pro-perëndimore. Sondazhe të veçanta nga Avangarde dhe CURS i dhanë Danit një fitore të
Ish-presidenti amerikan Joe Biden u diagnostikua me kancer në prostatë, thotë zyra e tij, shkruan BBC, transmeto KFVA. “Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden iu nënshtrua një kontrolli për një gungë të re në prostatë pas përkeqësimit të simptomave urinare. Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga një rezultat Gleason
Rusia ka ndaluar një anije cisternë nafte në pronësi të shteteve anëtare të NATO-s, e cila po nisej nga këto shtete. Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se anija në pronësi greke, Green Admire, po largohej nga Sillamae, një port estonez i Detit Baltik, duke përdorur një kanal të caktuar navigimi që
Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, për të gjithë shqiptarët ka filluar një tjetër numërim, një numërim mbrapsht i ditëve të mbetura deri në takimin e shumëpërfolur dhe shumë pritur Shqipëri-Serbi që do të luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”. Ky takim do të jetë me tifoz vetëm mbështetës të