by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Qeveria e Kosovës – aktualisht në detyrë, në krye me Albin Kurtin në buxhetin e vitit 2022 për herë të parë kishin ndarë një linjë të veçantë buxhetore si përkrahje për Luginën e Preshevës.
Përmes një memorandum bashkëpunimi, Qeveria e Kosovës këto mjete i bartë te Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSh), institucion ky i cili përfaqëson interesat e komunitetit shqiptar përballë institucioneve shtetërore serbe.
Ndihma financiare që Kosova po ofron për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës po shoqërohet me akuza për keqpërdorime e mungesë të transparencës, nga partia opozitare në Preshevë, Alternativa për Ndryshim (APN).
Kallxo Përnime sjell hulumtimin për këtë temë:
Kryetari i kësaj partie (APN), Visar Memeti deri sa vlerëson lartë nismën e Qeverisë së Kosovës për ta ndihmuar Luginën e Preshevës, pretendon se këto mjetën po keqpërdoren dhe se nuk po menaxhohen si duhet.
“Qeveria Kurti është qeveria e parë e cila seriozisht e ka marrë mbështetjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke nda mjete me miliona. Prej dy milionë eurove që janë dedikuar (në vitin 2022) për Këshillin Kombëtar Shqiptar, 1.2 milionë euro janë ndarë për shoqërinë civile dhe organizata jo qeveritare ku me këtë mjete është bërë një keqpërdorim i paparë”, është shprehur Memeti.
Këtyre akuzave i është përgjigjur, ish-kryetari i KKSh-së Ragmi Mustafi i cili i ka quajtur si të pavërteta deri sa shpjegon se u ndoqën të gjitha procedurat ligjore për ndarjen e këtyre fondeve.
“Shkurt dhe shqip asnjë nuk është e vërtetë. Janë të përcaktuara të gjitha proceduarat të cilat janë respektuar që nënkupton, vendimi ka kalu në KKSh, ka kalu në këshillin ekzekutiv, është formu komisioni përkatës për menaxhimin e hapjes se thirrjeve dhe përfundimit të thirrjes, kanë dal listat në mënyrë publike dhe krahas listave në mënyrë publike dhe raportit që ka bërë komisioni kanë ardh të kryetari për t’i nënshkruar kontratat e 75 përfituesve”, shpjegon Mustafi.
Përveç pretendimeve se këto mjete u keqpërdoren, kritikat ndaj KKSh-së nuk mungojnë as për mënyrën se si u menaxhuan këto fonde financiare.
Madje këto pakënaqësi për menaxhim të fondeve dhe pretendimin se u keqpërdoren, opozita thotë se i ka drejtuar edhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, mirëpo pavarësisht kësaj nuk u ndërmori diçka.
“Qeveria e Kurtit në vitin 2023 ka nda prapë dy (2) milionë euro, mirëpo kjo shumë nuk është shfrytëzuar fare nga KKSh, ndërsa në vitin 2024, Qeveria Kurti ka nda tre (3) milionë euro dhe nga këto tre milion vetëm një milionë është shfrytëzuar vitin e kaluar për studentë ndërsa dy milionë tjera nuk janë shfrytëzuar”- siç thotë Memeti.
Ish-kryetari Mustafi edhe kësaj akuze i është përgjigjur duke njoftuar së në mandatin e tij janë shpenzuar të gjitha mjetet që kanë ardhur nga Kosova për Luginën.
Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti ndihëm financiare që Kosova po ofron për Luginën e konsideron si shumë të rëndësishme për qytetarët e kësaj pjesë, mirëpo pretendon se mjetet po përdorën për qëllime poliitke e jo në të mirën e qytetarëve.
“Qeveria e Kosovës ndër vite ka pas disa iniciativa për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës, mirëpo në vitin 2022, siç me opinioni tashmë e dinë ato u keqpërdoren dhe shkuan në xhepat e disa funksionarëve apo militantëve të një partie politike dhe ato mjete në asnjë formë nuk shkuan të qytetarët”, tha Pajaziti.
Akuzave të Pajzitit së këto mjete po për përdoren për qëllime politike nga Partia për Veprim Demokratik, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani nuk ka pranuar të ju përgjigjët, edhe pse Kallxo Përnime tentoi disa herë t’i marrë një qëndrim.
Për gjitha këto akuza e pretendime se u keqpërdor me fondin e Kosovës që u destinua për Luginën e Preshevës, në Prokurorinë Special në Prishtinë është dërguar edhe një kallxim penal.
Mirëpo, Prokuroria e Speciale nuk ka kthyer përgjigje së çfarë ka ndodhë me këtë rast dhe nëse kanë nisur hetimet për këtë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e ardhshme do të nisë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat pritet që vende-vende të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 16-20 gradë. “Do të fryjë erë nga drejtimi i
Kryetari i Komunës së Bukureshtit, Nicusor Dan, është drejt fitores në balotazhin presidencial kundër kandidatit ultranacionalist, George Simion, sipas dy exit poll-eve. Ky rezultat shihet si shprehje e vullnetit të qytetarëve që Rumania të qëndrojë në rrugën e saj pro-perëndimore. Sondazhe të veçanta nga Avangarde dhe CURS i dhanë Danit një fitore të
Ish-presidenti amerikan Joe Biden u diagnostikua me kancer në prostatë, thotë zyra e tij, shkruan BBC, transmeto KFVA. “Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden iu nënshtrua një kontrolli për një gungë të re në prostatë pas përkeqësimit të simptomave urinare. Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga një rezultat Gleason
Rusia ka ndaluar një anije cisternë nafte në pronësi të shteteve anëtare të NATO-s, e cila po nisej nga këto shtete. Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se anija në pronësi greke, Green Admire, po largohej nga Sillamae, një port estonez i Detit Baltik, duke përdorur një kanal të caktuar navigimi që