Familja në ankth, Granit Çoçaj i zhdukur që nga e premtja – çdo çast është jetë në dorë!

 

 

Familja Çoçaj nga fshati Lubizhdë e Prizrenit po përjeton momente ankthi dhe pasigurie që nga e premtja e 17 majit 2025, kur Granit Çoçaj, rreth 34 vjeçar është larguar nga shtëpia për të shkuar në punë dhe që atëherë nuk është kthyer më.

Burimet thonë se Graniti ishte nisur për në punë rreth orës 07:00–08:00, por nuk është paraqitur fare në vendin e tij të punës, ndërsa kontakti me të është humbur plotësisht dhe telefoni i tij është i fikur.

Prej asaj dite nuk dihet asgjë për të. Familja, të afërmit dhe Policia janë duke kërkuar çdo gjurmë që mund të ndihmojë për ta gjetur.

Kush është Graniti? Emri: Granit Çoçaj, i lindur më 25.06.1991, vendbanimi: Lubizhdë, Prizren, i gjatë: 1.72 cm, peshon rreth 102 kg, flokët dhe sytë: të kaftë, veshmbathja në momentin e largimit: Nuk dihet dhe më parë ka qenë i raportuar edhe në vitin 2023 si person i zhdukur

Lutemi, nëse keni informacion – sado i vogël – që mund të ndihmojë për të gjetur Granitin, kontaktoni Policinë në numrin 192 ose drejtohuni në stacionin më të afërt.

Familja Çoçaj ka vetëm një kërkesë: Ndihmoni të gjejnë djalin e tyre.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…