Dhimbje e madhe në Prizren – Një grua humb jetën, dy të tjerë të lënduar në aksident tragjik

 

 

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Pouskë, ku për pasojë ka humbur jetën një person, raporton Gazeta KFVA.

Burimet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10, ku një veturë me tre persona është përfshirë në një vetaksident. Viktima është një femër, e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy personat tjerë – meshkuj – kanë pësuar lëndime, njëri prej tyre të rënda e tjetri të lehta trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë, Emergjencës, zjarrfikësit, hetuesit nga NJRTRR dhe Prokurori kujdestar, ndërkohë që hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.

Për detaje të mëtejshme lidhur me identitetin dhe rrethanat, Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA do t’ju informojë në vijim.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…