Dështimi i Kosovës në Këshillin e Europës sjell shumë pasoja, thotë Avokati i Popullit

 

 

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në emisionin Kallxo Përnime ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.


Sipas tij, mosanëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, bart pasoja të shumëfishta.

Qelaj thotë se në këtë mënyrë edhe qyetetarët e vendit privohen në raport me një të drejtë ndërkombëtare.

‘Vetë anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë kishte me tregu dhe kishte me qenë idnikatorë mjaft i rëndësishëm për shtetin, për qytetarët se Kosova ka mbërri të jetë në standarde të mjaftueshme me vendet demokratike të Europës”- ka thënë Qelaj.

Ai shtoi se pengesa në këtë proces vie nga politikat e brendshme të Kosovës.

Mosanëtarësimi i Kosovës në Këshill të Europës, Qelaj thotë se dëmton qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe komunitetet.

Ndërkaq, përfaqësimi në institucionet e Kosovës nga komuniteti thotë se ka pësuar ndryshim radikal nga dorëheqjet që qytetarët serb kanë dhënë nga këto institucione.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…