• Fri. Nov 21st, 2025

Deputetja e PDK’së tregon se çka u tha në takimin Krasniqi-Kurti: S’votojmë asnjë ministër të VV’së

May 18, 2025

 

 

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu  ka folur për dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, për herën e 17-të duke e konsideruar shqetësuese bllokodën që po e bënë Vetëvendosje me emrin e kryeparlamentarit.

Deputetja e PDK-së ndau detaje nga takimit i kryetarit të VV-së, Albin Kurti me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi. Deliu tha se gjatë takimit, Krasniqi ia ka bërë të ditur Kurtit se nuk kanë votë për asnjë kandidat për kryeparlamentar nga ministrat të kabinetit qeveritar.

”Kryetarin Krasniqi në takimin e fundit me zotin Kurtin ka qartësuar që ne nuk do ta votojmë asnjë prej ministrave të kabinetit qeveritar të Kurtit për shkak se ata janë përgjegjës për degradimin 5-vjecar të Kosovës dhe në rast se ka ndërrim të kandidatit, nuk do ta votojmë asnjë prej kandidatëve të cilët kanë shërbyer në kabinetin qeveritar e që përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje”, u shpreh Deliu.