by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Komunës së Bukureshtit, Nicusor Dan, është drejt fitores në balotazhin presidencial kundër kandidatit ultranacionalist, George Simion, sipas dy exit poll-eve. Ky rezultat shihet si shprehje e vullnetit të qytetarëve që Rumania të qëndrojë në rrugën e saj pro-perëndimore.
Sondazhe të veçanta nga Avangarde dhe CURS i dhanë Danit një fitore të papritur me pak më shumë se 54 për qind të votave të hedhura më 18 maj, në raundin e dytë të një procesi të diskutueshëm që pasoi muaj të tërë kaosi politik të paprecedentë.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rekorde, me më shumë se 64 për qind apo rreth 11.6 milionë rumunë nga vendi dhe diaspora që dolën për të votuar – mbi dy milionë më shumë se në raundin e parë dhe më shumë se në votimin fillestar të nëntorit të kaluar, i cili u anulua mes akuzave për ndërhyrje ruse në fushatë.
Rezultatet zyrtare priten më vonë gjatë mbrëmjes.
“Ekziston një komunitet që humbi zgjedhjet e sotme. Një komunitet që është i indinjuar nga mënyra se si është bërë politika deri më tani, aq i indinjuar saqë beson se e vetmja zgjidhje është një revolucion”, tha Dan pak pasi u publikuan exit poll-et.
“Është detyra jonë t’i bindim ata se reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë prioritet”, tha ai.
Simion u fut në garë si zëvendësues për Calin Georgescu, të cili nuk iu lejua të kandidojë pasi fitoi raundin e parë të votimeve në nëntor.
Simion, 38 vjeç, i cili kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën fqinje dhe është kritik ndaj udhëheqjes së Bashkimit Evropian, priu bindshëm në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, duke shkaktuar rrëzimin e një qeverie koalicioni pro-perëndimore.
Ai ndërtoi mbi suksesin e Georgescut, pasi mori rreth 41 për qind të mbështetjes në raundin e parë të votimeve më 4 maj. Dan ishte shumë prapa me pothuajse 21 për qind.
Në shumicën e sondazheve të realizuara që nga ajo kohë, Simion kishte qenë përpara, megjithëse sondazhet më të fundit i paraqitnin kandidatët si më të barabartë.
Simion, lideri i partisë AUR, hodhi poshtë shifrat e exit poll-eve, duke thënë se të dhënat e tij tregonin se ai e kishte fituar votën me rreth 400.000 vota më shumë.
“Unë do të jem presidenti i të gjithë rumunëve, pra do të jem edhe presidenti juaj”, tha Simion në një fjalim duke pretenduar se kishte fituar.
“Faleminderit miliona njerëzve që bënë të mundur një fitore. Është fitorja e një njeriu që ishte i destinuar të bëhej president i Rumanisë, është fitorja e Calin Georgescut”, shtoi ai.
Pas dy përpjekjeve të dështuara për t’u bërë kryetar i Bashkisë së Bukureshtit, Dan u zgjodh në vitin 2020 dhe më pas u rizgjodh në vitin 2024 – pavarësisht kritikave se i mungonin aftësitë në komunikim gjatë mandatit.
Rezultati i zgjedhjeve ishte vlerësuar se mund të ketë ndikim si në ekonominë e dobësuar të vendit, ashtu edhe në unitetin brenda Bashkimit Evropian.
Korporata Energjetike e Kosovës ka dal me një njoftim të ri sa i përket lidhjes së kontratave me kompani apo biznese që duan të dalin në treg të lirë, raporton KFVA. Ata kanë njoftuar se kanë shtyrë vendimin edhe për një ditë në mënyrë që bizneseve t`i ipet kohë për të nënshkruar kontratat. Njoftimi
Tifozat Kuq e Zi dalin me një reagim shumë të ashpër ndaj FSHF-së për UÇK-në, e sidomos për biletat duke përmendur pajisjen e VIP. Reagimi i TKZ pa ndërhyrje: Shkoi edhe kjo ndeshje. “Miqësorja më e shikuar në histori”, siç u mburrën miqtë e shkijeve në FSHF. U kënaqën të gjithë: serbët, agjencitë
Gjykata e Apelit e ka konfirmuar dënimin me burg të përjetshëm për Edmond Lajçin. I njëjti ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës. Komunikata: Prishtinë, 9 qershor 2025– Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit së të akuzuarit E.L., duke e vërtetuar aktgjykimin
Aktivisti serb, Stefan Veljkoviq, është përplasur me mbrojtjen e afërt të Xhelal Sveçlës. Ky i fundit ishte në veri dhe u prit me filikaç në sheshin kryesor në Veri. Si rezultat, Veljkoviq u përplas me mbrojtjen e afërt.