Trump “i vë vulën”: Pa u takuar unë me Putinin, nuk merr fund lufta në Ukrainë!

 

 

Pasi bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në Stamboll dështuan të prodhojnë rezultate të qartë, presidenti amerikan Donald Trump, i cili për disa media vendase po jep shenja të humbjes së durimit me shefin e Kremlinit, u shpreh se në këtë pikë, një takim i tij me homologun rus është i nevojshëm, për t’i dhënë fund konfliktit më të gjatë në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Ne duhet të bëhemi bashkë. Mendojmë se duhet të bëjmë një marrëveshje me Putinin. Do të përdor levat e mia ndaj tij nëse do të jetë e domosdoshme“, tha Trump.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pohoi më herët se një takim Trump-Putin për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, Ukrainën dhe çështje të tjera është “sigurisht i nevojshëm”, por do të marrë kohë për t’u përgatitur dhe nuk duhet të zhvillohet nëse nuk është që në fillim e qartë se mund të prodhojë vërtet rezultate.

Trumpi befasoi edhe me komentin e fundit lidhur me luftën e Ukrainës, ku tha se Putin do ta kishte pushtuar shumë shpejt Kievin, po të mos kishte qenë për pengesat në terren. “Po të mos kishin ngecur në baltë, tanket e Putinit do të kishin qenë në Kiev për rreth 5 orë”, citohet të ketë thënë ai.

Vetëm një ditë pas bisedimeve në Stamboll, të parat negociata direkte direkte për paqe pas më shumë se tre vjetësh, nujë sulm rus shënjestroi një minibus që po transportonte civilë në rajonin ukrainas të Sumit, duke vrarë nëntë vetë e duke plagosur katër të tjerë, sinjali më i fundit se paqja është ende larg.

  • Shkrime të ngjashme

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…

    Rama thotë se mbyllja përfundimtare e RTSH-së është opsion: Mund të ketë edhe privatizim ose partneritet

    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”. “Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni…